Dielli (në Greqisht: Helios, në Latinisht: Sol) është ylli në
qendër të Sistemit Diellor dhe është burimi më i rëndësishëm për energji
në Tokë. Ka një formë sferike pothuajse perfekte dhe gjendja e tij
agregate është plazma. Diametri i tij është 109 herë më i madh se i
Tokës, dhe ka nje masë rreth 330,000 herë më të madhe se Toka. Ai
perfshin rreth 99.86% të masës totale të Sistemit Diellor. Rreth tre të
katërtat e masës së Diellit perbëhen nga hidrogjeni; pjesa tjetër është
më së shumti helium.
Dielli është një prej më shumë se 100 miliard yjeve tjerë në
galaktikën tonë. I klasifikuar në kategorinë G2 dhe shpesh referohet si
xhuxh i verdhë.
Diametri : 1.390.000 km.Masa : 1.989e30 kgTemperatura : 5537 °C në sipërfaqeTemperatura : 15.000.000 °C në bërthameDielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm : Greket e quajtën atë Helios kurse Romaket e quajtën atë Sol.